ShowBizzz

Gjatë performancës së Beyonce-s, një fanse shtatzënë fillon të lindë

Në koncertin e Beyoncé në Kaliforni një fanse shtatzënë filloi të lindë gjatë performancës.

Ky koncert për Sarah Francis Jones dhe për partnerin e saj u bë tepër i paharrueshëm.

Ata ishin duke ndjekur koncertin e Beyonce-s të hënën në mbrëmje në stadiumin SoFi në Inglewood, kur ajo filloi të kishte kontraktime.

“Unë thashë, “Diçka po ndodh”, u shpreh Jones për KTLA-TV. “Zakonisht më pëlqen të kërcej në koncert dhe thash me vete “OK, më duhet të ulem për një sekondë”.

Në fillim, Jones dhe Spears menduan se ishin thjesht disa kontraktime, por çifti vendosi gjatë largimit nga koncerti se Jones mund të ishte me të vërtetë duke lindur dhe ju drejtuan spitalit.