DASHI
Je e tërhequr nga një mashkull i shenjës së Dashit? E si të mos jesh. Një mashkull i kësaj shenje është tërheqës dhe i sigurt në vetvete, por çka e tërheq më shumë tek ai një femër është ana e tij e ngrohtë. I ka idetë shumë të qarta dhe di çfarë do dhe si ta arrijë atë. Ëmbëlsia e tij natyrale të surprizon dhe magjeps. Kur të zgjedh të jesh e bindur që do të dijë të të bëjë për vete. Atyre u mjafton pak për të surprizuar një femër. E dinë se një veprim i vogël në momentin e duhur vlen sa për mijëra fjalë.
Një femër e shenjës së Dashit është një femër që ecën me mendje. Për ta bërë për vete duhet pikësëpari të fitosh besimin e saj. Mos shpreso ta fitosh nëse ajo nuk është gati. Mos harro se nëse arrin ta bësh për vete ka ndodhur vetëm për faktin e thjeshtë sepse ajo: Të ka zgjedhur ty!
DEMI
Mashkulli i kësaj shenje është një nga më energjikët e horoskopit. Ka shumë vitalitet dhe është shumë simpatik. Ai di se si të sillet me femrat. Të pushton me buzëqeshje, të cilën e ka armën më të fortë. Një mashkull Dem preferon t’i dalë vetë ballë pengesave dhe problemeve. Dashuron veten dhe e di sesa vlen. Preferon të jetë i rrethuar nga persona të ndryshëm dhe adhuron natyrën. Është një ëndërrimtar i madh. Udhëton vazhdimisht me mendje në kërkim të stimujve të rinj.
Femrat e kësaj shenje janë të dashura dhe altruiste. Nëse do t’i bësh për vete duhet të lësh një përshtypje të mirë. Preferojnë të rrethohen nga njerëz si ato, njerëz të mirë dhe plot energji. Ndaj mos i detyro të zbatojnë rregullat e tua. Një person i shenjës së Demit ka shumë të qartë versionin e tij mbi jetën, e sesi duhet të shkojnë gjërat. Është një person shumë i gatshëm për t’u përballur, e nëse është i bindur që ka të drejtë askush dhe asgjë nuk e bën dot të ndërrojë ide.
BINJAKËT
Një mashkull Binjak është një tip që kërkon impenjim. Është e thjeshtë për të, të tërheqë femrat sepse ka një joshje natyrore. Shenja e Binjakëve është e ndikuar nga Mërkuri. Për këtë shkak të lindurit e kësaj shenje janë oratorë të zotët. Arrijnë të qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe nuk mërzisin kurrë. Nëse ju ndodh të dashuroheni me një mashkull të kësaj shenje kini kujdes. Sepse adhuron shumë të flasë dhe urren të ndërpritet në pjesën më të bukur. Duke qenë i vetëdijshëm për aftësitë e tij nuk humbet rast t’i demostrojë, shpesh edhe tepër. Është një “Latin Lover” i vërtetë. Besnikëria nuk është pika e tij e fortë. Vetëm një Binjak shumë i dashuruar nuk ka sy për femra të tjera. Binjaku është një mashkull që dashuron veten. Adhuron sfidat dhe nuk tërhiqet kurrë pas. Ndaj bën gjithçka që ta bëjë për vetë femrën që pëlqen.
Që ta bësh një mashkull Binjak të bjerë në dashuri me ty nuk duhet ta lidhesh shumë pas vetes. Një Binjak është një shenjë e lirë e nëse futet në grackë arrin të vrapojë edhe me këmbët e lidhura. Ndaj duhet ta lini në hapësirën e tij dhe t’ia bëni të qartë që nuk keni qëllim për ta kontrolluar. Vetëm kështu mund të fitoni besimin e tij dhe dalëngadalë edhe zemrën. Stimuloni kuriozitetin e tij. Ai është një mashkull pragmatik.