ShowBizzz

“Lamtumirë shoku im”, miqtë mesazhe të ndjera për shqiptarin Aldo Gjoka, u shua në aksident në Itali

Aldo Gjoka, 29 vjeçari shqiptar humbi jetën në një aksident tragjik dy ditë më parë në Itali. Motori me të cilin po udhëtonte, u përplas me një makinë Jaguar, me drejtues gjithashtu një shtetas shqiptar.

Si pasojë i riu u përplas me murin rrethues të një prone private dhe motori shpërtheu në flakë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 29 vjeçarit. Si për ironi të fatit dhe shoku i tij më parë kishte ndërruar jetë në një aksident me motor në Lecce. Miqtë dhe të afërmit e tij kanë shkruar se Aldo ishte një djalë i sjellshëm, i cili u nda nga jeta para kohe.

“Fati është i pafund dje ishte hera e fundit që të pashë me motorin tënd, shoqja jote më e mirë po të pret!Engjëll i mirë siç ke qenë gjithmonë, lamtumirë shoku im fati është i frikshëm ndonjëherë nëse do ta dija që do ta kisha ju u përshëndet më mirë, miku im Zoti të sjellë në paqe.” –ka shkruar njëri prej miqve të tij.