LifeStyle

Ndërthurje ngjyrash magjepsëse, nis Java e Modës Pranverë-Verë 2024 në Nju Jork

Ngjyrat magjepsëse dhe modelet që bëjnë gratë e vajzat të dashurohen pas tyre, kanë startuar Javën e Modës Pranverë-Verë 2024 në Nju Jork.

Veshjet përfshinin ngjyrat të ndryshme, përfshirë edhe detaje që i bënin më të veçanta kalimet e modeleve në pasarelë.

Në shfaqjen e Ralph Lauren atmosfera u ndryshua tërësisht nga ndërthurja që iu bë stileve që do të mësyjnë shumë shpejt në dyqanet botërore.

Organizimi që u bë paraqet një mori talentesh të rinj dhe markash në zhvillim, së bashku me emra të njohur dhe një pjesë të vogël të “drejtuesve” të modës në të gjithë botën.

Diversiteti i madh i lejon Nju Jorkut të mbetet “një gur themeli” i modës, teksa fashionistët u rreshtuan që në orët e para për të dhënë përshtypjet e tyre në krijimet e veshjeve.

Koleksioni përfshinte kostumet me kompletin xhaketë-pantallona kryesisht në ngjyrë të zezë me lehtësi për tu veshur, por të kryqëzuara me modele me ngjyrë fluoreshente, rozë ose ngjyrë ari. Detajet që nuk munguan ishin varëset dhe rripat e pantallonave.

Këtë sezon, Java e Modës po zhvillohet në sfondin e një greve të dyfishtë nga shkrimtarët dhe aktorët e Hollivudit për paga më të mira.

Greva ka ulur numrin e tapeteve të kuq të përdorur për pamje paraprake në minimum, që do të thotë se markat kanë humbur mundësinë për të veshur yjet dhe për të bërë të ditur botën për këtë.