Filmi me metrazh të shkurtër i regjisorit shqiptar Erenik Beqiri triumfoi në Bienalen e Venecias.
“A short trip” u shpall filmi më i mirë me metrazh të shkurtër në La Biennale di Venezia, në kategorinë “Orizzonti”!
Në qendër të këtij filmi, është një çift në proces gjyqësor gjatë eksodit të Shqipërisë. Rrëfimi shfaq një brez, të gatshëm të shkëmbejë vitet e tyre të bukura për një të ardhme të paparashikueshme.
Ndonëse filmi pati mbështetjen e Ambasadës Franceze, dhe u xhirua po në Francë, Beqiri deklaroi se e konsideron një produksion dhe histori shqiptare.
Aktorët protagonistë pjesëmarrës janë Luana Bajrami, Tristan Halilaj, Arben Bajraktari dhe Ëalid Afkir…“Xhirimet e filmit janë realizuar në Marsejë, përgjatë 5 ditëve. Ky ishte shesh xhirimi im i parë në një shtet të huaj, ku fliteshin tre gjuhë të ndryshme; shqip, anglisht dhe frëngjisht.
Si çdo shesh xhirim tjetër, je në luftë të vazhdueshme me kohën dhe fakti që arritëm ta xhironim filmin në 5 ditë është falë organizimit të mirë të ekipit.
Unë mendoj që filmi është shqiptar, duke u nisur nga fakti se ngjarja e filmit vjen nga një kontekst shqiptar, aktorët kryesorë janë po ashtu shqiptarë, dhe mbi të gjitha dhe unë jam shqiptar.”, ka thënë Beqiri.
Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga “Bienalja e Venecias” dhe drejtohet nga Alberto Barbera.