ShowBizzz

‘Jeta ka momente që të rrëzon’! Afrona Dika shfaqet në gjendje aspak të mirë (FOTO)

Blogerja e njohur, Afrona Dika, ka qenë një nga emrat më të komentuar në mediat shqiptare. Madje së fundmi u përfol shumë për një romancë të re dashurie, pas ndarjes nga këngëtari i njohur, Blero Muharremi.

Afrona zbuloi përmes postimeve në rrjetet sociale se ishte në një lidhje me një djalë zviceran, me të cilin publikoi edhe imazhe.

Megjithatë, edhe kjo lidhje mori fund, por arsyet nuk u bënë kurrë të ditura.

Ndërkohë së fundmi, Afrona Dika mori vëmendje me një shkrim që e ndau me ndjekësit në “Instastory”.

“Jeta nuk është gjithmonë mjaltë ka momente që të rrëzon”, ka shkruar ajo.

Ajo duket e mërzitur, por nuk ka sqaruar se për çfarë është fjala.