ShowBizzz

Princi Harry shfaqet në Gjermani pas vizitës “blic” në Londër, po qendron në një suitë me 2000 € nata

Princi Harry është fotografuar për herë të parë në Lojërat Invictus në Gjermani.

Duka i Sussex, i cili frymëzoi dhe krijoi ngjarjen sportive për ushtarët e plagosur, pozoi për një foto me vullnetarët vetëm një ditë pasi mori pjesë në një shërbim privat përkujtimor për gjyshen e tij, Mbretëresha Elizabeth II.

Harry, i cili bëri një udhëtim në Mbretërinë e Bashkuar pa gruan dhe fëmijët e tij, u pa duke u larguar nga Windsor të premten pasdite.

Më pas ai fluturoi për në Dusseldorf në Gjermani për ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus.

Sipas Daily Mail, Duka po qëndron në një suitë prej 2,000 £ për një natë me pamje mahnitëse të Rhine dhe do t’i bashkohet gruaja e tij Meghan më vonë në rezidencën luksoze.

Suita e madhe në katin e 17-të të hotelit Hyatt Regency në Dusseldorf do të jetë baza e tyre për tetë ditët e ardhshme.

Mbi 500 konkurrentë nga 21 vende marrin pjesë në lojërat e sponsorizuara nga Boeing me bazë në SHBA.

Organizatorët presin që deri në 100,000 njerëz të marrin pjesë në lojëra, të cilat do të mbyllen me një fjalim të Princit Harry dhe një koncert të yllit të popit Rita Ora./abcnews.al