ShowBizzz

Pas lirimit nga akuzat për sulm seksual, Kevin Spacey planifikon rikthimin në Hollywood

Fituesi i “Oscar”, Kevin Spacey, tashmë po planifikon një rikthim në Hollywood, pasi u pastrua nga pretendimet se ishte abuzues seksual muajt e fundit.

Spacey tani është gati të ‘rindërtojë’ karrierën e tij dhe ‘të lërë marrëzitë pas’ pasi u shpall i pafajshëm për sulme seksuale në një gjykatë në Londër dhe u lirua nga abuzimi me të miturit në një gjykatë në New York.

Dhe projekti i ardhshëm i yllit të “American Beauty” do të jetë një ‘surprizë’ për fansat dhe mund të mbështetet nga një studio e madhe, nëse marrëveshja financiare është e drejtë.

Kështu ka zbuluar miku i Spacey dhe autori i famshëm i Hollywoodit, Geoffrey Mark, i cili foli për DailyMail.com për betejat ligjore të ish-yllit të “House Of Cards” dhe luftën kundër akuzave për sjellje të papërshtatshme ndaj të miturve.

Spacey u lirua së fundi nga akuzat për sulme seksuale në Mbretërinë e Bashkuar në lidhje me akuzat nga katër burra në korrik, shkruan DailyMail.

Fituesi i “Emmy”-t, Mark besonte se Spacey ishte ‘i pafajshëm’ për të gjitha pretendimet ligjore dhe gëzonte një stil jetese beqare në vend që të ishte abuzues.

Spacy u akuzua në vitin 2020 nga ylli i “Rent”, Athony Rapp se kishte kryer sulm seksual kundër tij gjatë një grindjeje të vitit 1986 – kur ai ishte vetëm 14 vjeç – dhe ai e paditi aktorin për ato akuza, si dhe shkaktim të qëllimshëm emocional, shqetësim, pasi New Yorku zgjati statutin e kufizimeve për abuzimin seksual të fëmijëve.

Pas pretendimit fillestar të Rapp, 15 persona të tjerë e akuzuan publikisht Spacen për sjellje të pahijshme seksuale.