LifeStyle

Si të mbillni dhe të kujdeseni për krizantemën

Krizantema ose siç njihet ndryshe Lulja e Vjeshtës, është një nga lulet më popullore në botë, duke u renditur e dyta pas trëndafilit.

Emri i saj vjen nga Greqishtja e lashtë. Chrysos përkthehet në flori dhe anthemon përkthehet në lule. Në botë numërohen mbi 40 lloje të egra të lules dhe mijëra varietete të tjera të kultivuara nga njeriu.

Lulja e Vjeshtës është kultivuar për herë të parë në Kinë dhe gjurmët më të hershme të kësaj praktike datojnë që në shekullin e 15-të para Krishtit.

Vetëm pas dy shekujve, kjo lule iu prezantua më në fund Perëndimit.

Simbolikat interesante të lules së vjeshtës

Në varësi të ngjyrës dhe kulturave të ndryshme, krizantema simbolizon lumturinë, gëzimin, dashurinë por edhe trishtimin. Në disa vende evropiane, kjo lule simbolizon vdekjen dhe për këtë arsye përdoret kryesisht në ceremony mortore.

Në Shtetet e Bashkuara, kjo lule ka një simbolikë gazmore dhe positive.

Në Kinë, krizantema bën pjesë në grupimin elitar të luleve që mban emërtimin “ Katër Zonjat” ku futen: lulja e kumbullës, bambuja dhe orkidea të cilat në vetvete përfaqësojnë edhe katër stinët.

Orkidea përfaqëson pranverën, bambuja përfaqëson verën, krizantema vjeshtën dhe lulja e kumbullës dimrin.

Krizantema konsiderohet edhe si simbol i fronit dhe vulës perandorake në Japoni. Në nder të kësaj luleje, në Japoni organizohet edhe Festivali i Lumturisë.

Si të mbillni dhe kujdeseni për lulen e vjeshtës në shtëpi

Ekspertët e hortikulturës rekomandojnë që për mbjellje në shtëpi apo në kopësht të zgjidhni varietetin “Clara Curtiss”, lulet e së cilës vijnë me ngjyrat rozë, të kuqe, të verdhë, portokalli dhe të bardhë.

Kjo lule mbillet përgjithësisht në pranverë, nga fara apo fidani i gatshëm dhe deri në nëntor, ajo ka kohë jo vetëm të lëshojë rrënjë të forta por edhe të lulëzojë me bollëk.

Ekspertët thonë se mbjellja nga fara mund të jetë një aventurë, ndaj më lehtë është të mbjellësh një fidan të gatshëm. Ajo ka nevojë për terren argjilor dhe shumë ndriçim nga dielli, minimalisht 6 orë në ditë

Krizantema i toleron temperaturat e ulëta të vjeshtës dhe dimrit por niveli i tolerancës arrin deri në -10 gradë, gjithnjë nëse toka nuk është tepër e lagur apo e ngrirë.

Sa i përket ujitjes, ajo duhet të jetë e përditshme por duhet ndërprerë në dimër, kohë në të cilën, lulja duhet të jetë më e mbrojtur.