ShowBizzz

Chris Evans i jep fund beqarisë, martohet me partneren 26 vjeçare

Chris Evans dhe e dashura e tij, Alba Baptista i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private të mbajtur në Cape Cod gjatë fundjavës. Mediat amerikane raportojnë se dasma e çiftit ishte shumë private dhe pjesëmarrësve iu kërkua që të respektonin kërkesën e tyre duke u marrë telefonat.

Burimet konfirmuan se në mesin e të ftuarve ishin edhe Robert Downey Jr, Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner. Aktori 42 vjeçar konfirmoi zyrtarisht lidhjen me 26 vjeçaren në janar të këtij viti. Në nëntor, People raportoi se dy yjet ishin bashkë për më shumë se një viti dhe marrëdhënia është ‘serioze’.

Jashtë tregu! Chris Evans dhe e dashura e tij Alba Baptista thuhet se janë martuar gjatë një martese intime në shtëpi gjatë fundjavës, sipas Page Six.

Në një intervistë për revistën ‘People’, Evans tha se ndihet shumë i kënaqur me jetën personale ndërsa foli edhe për planet për të zgjeruar familjen. “Kjo është absolutisht diçka që dua: gruan, fëmijët, ndërtimin e një familjeje”, tha asokohe aktori.

Duke festuar me të dashurit: Insajderi zbuloi gjithashtu se lista e të ftuarve të mbushur me yje të çiftit përfshinte bashkë-yjet e tij në Marvel, si Robert Downey Jr., Chris Hemsworth dhe Jeremy Renner

/abcnews.al