Njëjtë sikur xhenxhefili, është plotësisht e sigurt ta përdorni edhe qepën për parandalimin dhe rritjen e flokëve, pasi që ndihmon në këto procese duke mos shkaktuar ndonjë efekt anësor apo alergji
Vlen të ceket se trajtimi me qepë nuk e sjell të njëjtin rezultat si trajtimet tjera të kushtueshme përmes ndërhyrjeve të ndryshme.
Qepët janë të pasura me sulfur, dhe lëngjet e bëra nga qepët nëse aplikohen në skalp apo kombinohen me ilaçe tjera kundër rënies së flokëve e përmirësojnë qarkullimin e gjakut tek skalpi.
Veç kësaj, sulfuri ndihmon në prodhimin e indeve kolagjene që janë të domosdoshme për rritjen e flokëve.
Pra, duke e pasur parasysh që flokët rriten nga gjëndrat e flokëve në skalp, rritja e furnizimit të gjakut në skalp i sjell vlera ushqyese më të mira gjëndrave dhe promovon rritjen e flokëve, raporton telegrafi.
Veç kësaj, sulfuri i cili gjendet në lëngun e qepëve ka veti anti-bakteriale që parandalojnë rritjen e kërpudhave dhe baktereve në skalp, gjë që e zvogëlon mundësinë e rënies së flokëve për shkak të atyre infeksioneve.
Lëngu i qepëve ndihmon edhe në rritjen e forcës të flokëve dhe parandalon hollësimin e tyre.
Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.