ShowBizzz

Maestro përlotet në emision: Nuk e mbajta dot fjalën

Armaldo Kllogjeri ishte  i ftuar në emisionin “S’e Luan Top”-i, ku rrëfeu për sfidat në karrierë dhe suksesin pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Gjatë intervistës mjaft emocionuese, Maestros iu bë surprizë një video me disa momente nga BB VIP që nuk janë transmetuar më parë. Në videon në fjalë, Kllogjeri është duke folur për vajzën e tij të parë, Aria.

Në një moment gjatë videos, Maestro i kishte premtuar të bijës se nëse merrte vetëm 10-a në shkollë do e çonte me pushime ku të donte ajo. I përlotur, ai tha se nuk e ka mbajtur dot fjalën pasi vajza tjetër, Rea është ende e vogël dhe nuk udhëtojnë dot.

“Në fakt ajo i ka marrë të gjitha 10-a dhe unë nuk e kam mbajtur dot fjalën. Nuk e kam mbajttur fjalën sepse nuk e kishim mundësinë duke qenë se Rea është shumë e vogël dhe nuk lëvizim dot me avion. Nuk e ndryshojmë dot ambientin. U munduam të bëjmë 4-5 ditë pushime në Durrës. Aria nuk u mërzit, e kuptoi gjendjen, pse nuk e kishim mundësinë që të lëviznim”, tha Maestro.

Maestro përlotet në emision: Nuk e mbajta dot fjalën