Lajme

Luiz Ejlli shkon te “Zyber Hallulli”: U ndjeva keq nga ajo ç’ka pashë, të bëhemi bashkë për t’i ndihmuar fëmijët jetimë!

Këngëtari Luiz Ejlli, me nisjen e vitit të ri shkollor 2023-2024 ka vizituar sot fëmijët jetimë tek “Zyber Hallulli” në kryeqytet.

Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, fituesi i “Big Brother Vip”, thotë se është ndjerë keq kur ka parë sirtaret bosh, ku fëmijët mbajnë rrobat e sendet e tyre.

Ai bën thirrje që kushdo që ka mundës për t’i ndihmuar ata 38 fëmijë, të paktën me veshmbathje.

“Sot ish tek shtëpia e fëmijës jetimë, “Zyber Hallulli” dhe mendova t’i bëj sadopak të lumtur, ndejta me ta dhe kam një kërkesë për të gjithë ju: Aty janë plot 38 fëmijë, ata kanë nevojë për shumë gjëra, por ajo që mund të bëjm ëtë gjithë bashkë, është që të paktën për rroba, kanë shumë nevojë për rroba.

U ndjeva shumë keq kur pashë se raftet i kishin bosh dhe me këtë video iu bëj thirrje dyqane, magazina, nuk e di si mund të organizoheni që mund të shkoni. Janë 38 fëmijë, besoj Tirana e madhe,  Shqipëria e Madhe mund t’i ndihmojmë të gjithë bashkë!” thotë Luiz Ejlli në videon e publikuar në Instagram.

Video e marrë nga: instagram.com/itsluizejlli/

View this post on Instagram

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)