Bruksizmi është shtrëngimi dhe kërcitja e pavullnetshme e dhëmbëve. Rreth gjysma e popullsisë e bën atë herë pas here. Ndërkohë, 5% e popullsisë janë “të rregullt” në kërcitjen e dhëmbëve.
Shpesh ndodh gjatë gjumit, por disa njerëz e bëjnë edhe kur janë zgjuar.
Zakonisht, një person nuk e kupton se çfarë po bën me dhëmbët e tij. Partneri me të cilin ndan shtratin dhe dëgjon zhurmat, shpesh është i pari që vë re problemin. Prindërit gjithashtu mund ta dëgjojnë te fëmijët e tyre.
“Kërcitja” e dhëmbëve mund të jetë edhe rezultat i stresit. Për shembull, te disa njerëz ndodh kur janë të zemëruar, duke u përqendruar ose në ankth.
Disa nga simptomat e bruksizmit përfshijnë:
– dhimbje koke, dhimbje të nofullës dhe/ose dhimbje veshi
– dhimbje e dhëmbëve, veçanërisht menjëherë pas zgjimit
– dhimbje dhe/ose ndjesi të ngjashme me mpirjen në pjesën e nofullës, menjëherë pas zgjimit
– dhimbje ose ngurtësi në nofullat gjatë përtypjes, veçanërisht gjatë mëngjesit
– shtrëngimi i nofullës kur jeni të zemëruar ose të shqetësuar
– dhëmbë të ndjeshëm ndaj temperaturës
– smalt i dhëmbëve i dëmtuar
– ind i ngritur në pjesën e brendshme të faqeve, shkaktuar nga kafshimi
– dhëmbë të lirshëm
Disa probleme nga bruksizmi mund të përfshijnë:
– dhëmbë të thyer ose mbushje dhëmbësh të prishura
– dhimbje nofulle
– muskuj të lënduar të nofullës
– tendosje në zonën e nofullës
– dhëmbët janë më të ndjeshëm ndaj gjërave të nxehta dhe të ftohta
– humbje dhëmbësh (e rrallë)
– zgjerimi i muskujve të nofullës (i rrallë)
Trajtimi për bruksizmin:
Nëse mendoni se edhe ju i kërcisni dhëmbët, flisni me dentistin tuaj ose një profesionist tjetër të shëndetit oral. Ata mund të flasin për opsionet e mundshme të trajtimit që përfshijnë:
– riparimin e dëmtimit të dhëmbëve
– një “roje mbrojtëse” (pajisje) për gojën që mund të mbani natën, për mbrojtje
– terapi e menaxhimit të stresit
– teknikat e relaksimit
– terapi njohëse e sjelljes
– hipnoterapi
-higjiena e mirë e gjumit, gjumë i rregullt etj.