Lajme

“Beli na ka zënë ndryshk”, deputeti i PD konfirmon mes batutash pjesëmarrjen në Dancing With The Stars

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi do ta shohim në një eksperiencë të re, “të zhveshur” nga kostumi i politikanit. Deputeti demokrat ka pranuar që të jetë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing ëith the Stars”.

Korreshi për “Shqipëria live” tha mes batutash se dëshironte të bënte diçka ndryshe, teksa u shpreh: “beli na ka zënë ndryshk”.

Korreshi: Duhet të bëjmë edhe diçka ndryshe.

Gazetarja: Me belin si je?

Korreshi: Është trashur çik por duhet me provu. Nëse ka një dasmë e marr vallen e pari dhe kjo më shtyu, në dasmën time i bëra një surprizë nuses u vesha me veshje tradicionale të Lushnjës dhe Myzeqesë, beli ka zënë ndryshk, nuk na përgjigjet trupi.

Gazetarja: Po balerinë kë do të kesh?

Korreshi: Balerina është zgjedhur, por do e le efekt surprizë.