Lajme

VIDEO/ “Faleminderit dhe urime Shqipëri”, Shkurte Fejza: Ty që të deshta e të këndova gjatë gjithë jetës sime

Shqipëria mori një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e djeshme përballë Polonisë në “Air Albania”.

Një fitore 2-0 që e afron kombëtaren kuq e zi me europianin e Gjermanisë. Festës së kësaj fitoreje iu bashkuan shumë persona publik ndër to dhe Shkurte Fejza.

Këngëtarja e njohur që ka kënduar një nga këngët patriotike më të famshme, ‘Mora Fjalë’ ka reaguar me anë të një postimi në Instagram ku videos së lojtarëve të Kombëtares duke i kënduar Adem Jasharit, shkruan:

“Faleminderit dhe urime SHQIPËRI!

Ty që të deshta e të këndova gjatë gjithë jetës sime”