Lajme

Pas problemeve shëndetësore, aktori Genc Fuga shfaqet i buzëqeshur, shoqëron vajzat në ditën e parë të shkollës

Aktori i njohur Genc Fuga duket se e ka marrë veten pas problemeve serioze që pati me shëndetin.

Bashkëshortja e tij, Eni Jani ka ndarë një foto ku shihet Genti me dy vajzat e tij teksa i shoqëron në ditën e parë shkollare.

“Me babain ditën e parë të shkollës”, shkruan Jani krah fotos, ku aktori shihet u buzëqeshur dhe krenar për vogëlueshet e tij.

Kujtojmë që kjo verë qe e vështirë për aktorin, i cili pati probleme shëndetësore dhe ju nënshtrua jë ndërhyrje kirurgjikale të vështirë pas një ishemie në tru.

Genci Fuga arriti të prek zemrat e shqiptarëve pak muaj më parë kur foli pa dorashka, për gjendjen ekonomike që po kalonte. Sipas aktorit,  jo në pak raste  kishte dështuar për të përmbushur nevojat si kryefamiljar, përballë vajzave të tij.

Mirëpo, menjëherë pasi gruaja e tij bëri thirrje publike në rrjetet sociale dhe kërkoi ndihmë në mbledhjen e shumës prej 19 mijë eurosh, për një ndërhyrje në një spital privat, shqiptarët ‘u hodhën’ në aksion.

Në një kohë rekord, shuma e kërkuar jo vetëm që u shuma u sigurua, por u tejkalua. Përmes aplikacionit gofundme u grumbulluan në total rreth 43 mijë euro. Po ashtu edhe qeveria mbuloi 2 milionë lekë të reja shpenzime për kurimin.