Keni ndjerë dridhje të këmbëve menjëherë pas seksit? Qetësohuni! Nuk ka vend për panik. Së bashku me ca rrahje zemre më të shpeshta, më shumë djersë, dridhja e këmbëve është një nga ndjesitë normale. Por, pse ndodh dhe çfarë mund të bëni për të shmangur dridhjet e gjymtyrëve në dhomën e gjumit?
Ekspertët e cilësojnë si një efekt normal pas seksit, e kjo përforcohet si ndjesi sidomos pasi keni përjetuar një orgazëm ose keni arritur kulmin e kënaqësisë seksuale përmes vibratorëve.
Dridhja e këmbëve pas seksit nuk u ndodh të gjithëve. Përjetimet janë individuale, ndaj dhe trupi i përgjigjet ndryshe kënaqësive në dhomën e gjumit. Por, dridhja e këmbëve ka shumë gjasa të ndodh për shkak të seksit intensiv, përdorimit të vibratorëve ose për shkak të arritjes së një orgazme të fuqishme.
Kjo është një nga mënyrat e shumta sesi trupi ynë çliron tensionin e krijuar pas marrëdhënies seksuale, pasi ndjejmë diçka kaq të fuqishme. Ka një term teknik që e përcakton këtë gjendje; miotonia, e cila është në thelb një tkurrje e muskujve pas seksit. E thënë thjesht, dridhja e këmbëve pas seksit është relaksim i muskujve pas tkurrjes intensive që ndodh në të gjithë trupin, jo vetëm në zonat tona gjenitale.
Çfarë të bëjmë për të lehtësuar dridhjet e gjymtyrëve?
Njësoj si dridhjet që ndodhin pas ushtrimeve në palestër, edhe për dridhjet pas seksit rekomandohet që ju të shtriheni, duke reduktuar tensionin dhe dridhjet e muskujve. Mund të masazhoni këmbët ose të pini shumë ujë, pasi dehidratimi (ndoshta nga djersitja e madhe) mund të përkeqësojë gjendjen e këmbëve.
Një mënyrë tjetër e vlefshme është konsumi i ushqimeve të pasura me kalium, si bananet. Ashtu si uji, ushqimet e pasura me kalium ndihmojnë në lehtësimin e tkurrjes së muskujve.
Mbani mend: dridhja e këmbëve pas seksit është shenjë e një super kënaqësie që trupi juaj ka përjetuar, e nëse dridhjet nuk zgjasin shumë nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Në të kundërt, praktikoni këshillat e mësipërme të ekspertëve.