LifeStyle

A është i rrezikshëm deodoranti? Këto janë gabimet që nuk duhen bërë

Ka shumë artikuj në internet dhe në rrjetet sociale që japin alarmin se: deodoranti dhemb dhe mund të shkaktojë edhe kancer gjiri. Ndërsa në studimet e deritanishme,shkencëtarët nuk kanë gjetur rritje të rrezikut të kancerit të gjirit tek gratë që përdorin deodorant ose depilojnë sqetullat e tyre në krahasim me ato që nuk e bëjnë këtë.

Incidenca më e ulët tek meshkujt e kancerit të gjirit

Incidenca më e ulët e këtij lloji të kancerit tek meshkujt nuk lidhet me faktin se ata përdorin më pak deodorant. Varet nga një arsye anatomike, sqarojnë ekspertët, pra sasia më e vogël e indit të gjirit në krahasim me femrat dhe nga ajo fiziologjike, pra prodhimi i ulët i estrogjenit tek meshkujt.

Gabimet që duhen shmangur

Prandaj, deodorantët janë aleatë të sigurt për higjienën tonë. Por ka disa gabime që duhet të shmangni kur i përdorni. Për shembull, mos e vendosni kurrë në lëkurë të lagur ose pas depilimit. Kjo mund të shkaktojë djegie dhe acarim. Përdoreni atë në lëkurë të thatë si një pjesë thelbësore e rutinës suaj të bukurisë.

Mos e teproni dhe mos e përdorni si parfum, ndoshta në zonën ku ndjen erën e keqe që vjen. Përzierja mes djersës dhe parfumit është e tmerrshme!

Koha e duhur për deodorant

Koha e duhur për të vendosur deodorant është mëngjesi pas dushit. Mos e përdorni më gjatë gjithë ditës pasi është e padobishme.

Provoni deodorantët natyralë

A e dini se midis deodorantëve natyralë, mund të përdorni pluhurtalk ose bikarbonat? Pra,nëse zbuloni se deodoranti juaj ka mbaruar, mos u shqetësoni dhe provoni këto variacione.