Meshkujt qe flene me heret, qe plotesojne tete ore te plata gjume dhe qe ndjekin keshillat e tjera me poshte prodhojne sperme me te shendetshme dhe kane me shume gjasa te jene pjellore.
Tentativat për të mbetur shtatzënë janë emocionuese, por le të jemi të sinqertë, pra këto tentativa mund të jenë edhe mjaft stresuese. Dhe shpesh e gjejmë veten duke vënë në dyshim gjithçka që bëjmë. A është në rregull të konsumoj një pije? A duhet të bëjmë seks çdo natë? A duhet t’i kërkoj partnerit të mbajë boksera?
Ndërsa të gjitha këto mendime mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës, gjetjet e fundit mund t’ju frymëzojnë që të përpiqeni të flini pak.
Sipas një studimi të përbashkët në Shoqërinë Europiane të Riprodhimit të Njerëzve dhe Konferencës së Embriologjisë, rezulton se meshkujt që shkojnë për të fjetur para orës 10:30 në darkë kanë spermatozoide katër herë më të shëndetshme se meshkujt që shkojnë të flenë pas orës 11:30.
Ata gjithashtu gjetën se meshkujt që plotësojnë tetë orë gjumë kishin spermë më të shëndetshme sesa burrat që flinin shtatë ose më pak orë gjumë, pavarësisht se në ç’orë hynin në shtrat.
Ne e dimë se gjumi është i rëndësishëm për fertilitetin femëror. Çrregullimi i gjumit mund të krijojë stres në trupin e një gruaje, gjë që mund të ndikojë në mënyrën se si funksionojnë hormonet e saj dhe sistemi riprodhues.
Por është mirë të kujtojmë se mënyrat e jetesës së meshkujve kanë një ndikim të rëndësishëm në pjellori.
Këshilla që partneri të prodhojë spermë të shëndetshme
Mbani boksera dhe jo mbathje. Testikujt që marrin më shumë ajër, prodhojnë spermë më të shëndetshme.
Mos konusmoni lëndë narkotike, ndikon negativisht në rrugëtimin e spermës dhe në prodhimin e saj në përgjithësi.
Ndërprisni marrjen e kafeinës, e cila dëmton ADN-në e spermës.
Hiqni dorë nga alkooli, i cili e bën spermën më pak efektive e të shëndetshme.
Mos mbani telefonat në xhep, afërsia e tyre me testikujt mund të dëmtojë spermën.
Kujdes me qëndrimin në biçikletë, sepse ulësja e saj ushton presion mbi testikujt, duke ulur aftësinë për të prodhuar sperëm të shëndetshme.