Lajme

Në pritje të ëmbël, Greta Koçi zbulon gjininë e fëmijës

Greta Koçi ndau pak ditë më parë lajmin e ëmbël se është shtatzënë dhe sigurisht që ndihet shumë e lumtur këtë periudhë. Këngëtarja publikoi disa foto nga festa e zhvilluar për zbulimin e gjinisë së bebit, por që këtë të fundit e mbajti sekret.

“Në pritje të ëmbël, më e lumtur se kurrë”, shkroi ajo krahas videos ku përkëdhelte barkun e rrumbullakosur.

Por sot Greta ka shuar kuriozitetin e ndjekësve, duke zbuluar se ajo dhe bashkëshorti i saj janë në pritje të një djali, ndërsa ka falenderuar të gjithë ata që e kanë uruar për shtatëninë.

“It’s a BOY Faleminderit nga zemra te gjitheve per urimet tuaja”,  ka shkruar Greta në foton që ka shpërndarë në Instagram.

Foto të marra nga: instagram.com/gretakoci1

View this post on Instagram

A post shared by GRETA KOCI (@gretakoci1)