Armaldo Kllogjeri rrëmbeu zemrat e teleshikuesve të “Big Brother” gjatë spektaklit me humorin dhe spontanitetin e tij. E nëse e pamë në aq shumë dimensione për muaj të tërë, tani ka ardhur momenti ta shohim në një rol që s’e kemi parë asnjëherë.
Atë të moderatorit.
Tenori do jetë pjesë e “E diell” në një nga rubrikat e emisionit të së dielës, siç raporton Iconstyle.al. Deri tani nuk dihet ende se e çfarë natyre do jetë rubrika që i është besuar atij.
Vetëm ditën e djeshme u zbulua se një tjetër ish-konkurrent i “Big Brother”, Qetsori, do ishte pjesë e “E diell”.