Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të enjte masën e sigurisë “detyrim paraqitje”për këngëtaren Ruenca Haxhia, në banesën e së cilës u gjetën 5 vazo të mbjella me kanabis në ballkonin e shtëpisë së saj në Lundër.
Ndërkohë avokati i këngëtares ka thënë se kontrolli në banesë ishte pa vendim gjykate, por me iniciativë të Policisë
“Kontrolli në banesë ishte pa vendim gjykate, por me iniciativë të Policisë. “ , mësohet të ketë thënë avokati i këngëtares.
Mbrojtja pretendoi se qëndrimi me masë më të rëndë sigurie, nuk është i nevojshëm pasi Haxhia nuk përbën rrezik për t’iu shmangur hetimit.
Këngëtarja u arrestua paraditen e së martës, ku gjatë një kontrolli në banesën e saj, policia zbuloi pesë vazo të mbjella me kanabis, ku për këto të fundit ajo tha para togave të zeza se i kishte për përdorim vetjak, duke mos treguar se ku e mori farën e lëndës narkotike.
Policia shoqëroi gjithashtu dhe të dashurin e saj, por ky i fundit u lirua menjëherë pas marrjes në pyetje, pasi Enca e mbajti vetë përgjegjësinë për mbjelljen e kanabisit në banesën e saj.