Pas divorcit me Sam Asghari, Britney Spears duket se po jeton jetën e saj në ekstrem, duke mos u kujdesur për atë që thonë të tjerët.
Pas videove ku duket duke kërcyer me të brendshme dhe topless, ylli i popit u shfaq në Instagram duke kërcyer mbi një tub.
Mirëpo, siç shihet edhe në klip, këngëtarja ka vendosur hapësirën e saj në mënyrë që të mund të shohë veten gjatë kërcimit të saj, pasi e gjithë dhoma është e rrethuar me pasqyra.
Në postimin e fundit që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, Britney Spears është duke kërcyer në mes të dhomës së saj, e veshur me sytjena të kuqe dhe të brendshme të zeza të ngushta.
Lëvizjet e saj janë veçanërisht “provokuese”, ku këngëtarja nuk heziton të përkulet, të lëkund trupin apo edhe të përqafojë… sensualisht tubin.