ShowBizzz

‘E zhveshur nuk hyn në xhenet’, Fero sulmon me deklarata Arbenitën

Pas përkushtimit në fe, Fero po tregohet çdo ditë aktiv duke ndarë mesazhe përmes rrjeteve sociale. Sot ish-reperi ka ndarë një thënie islame ku shkruhet se xheneti është i pamundur për femrat që e ekspozojnë trupin, duke sulmuar në këtë formë Arbenitën për postimet e saj të fundit.

“Gratë që do të jenë të veshura, por duken të zhveshura, duke tërhequr të keqen dhe ato vetë do të jenë të prirura për të, nuk do të hyjnë në xhenet dhe nuk do të nuhasin aromën e tij, e cila është e perceptueshme nga një dtsancë prej 500 vjetësh”, shkruhet në postim.

Fero deklaroi edhe ndarjen nga modelja duke u shprehur se tani që është mysliman nuk ka asnjë raport me të.

“Unë jam një mysliman tani dhe nuk kam asnjë lidhje me atë çfarë bën ish-gruaja ime. Ne kemi secili jetët tona me respekt për njëri-tjetrin sepse kemi një vajzë, por unë sot jam një mysliman dhe nuk kam asnjë raport me të. Ajo zgjodhi jetën e saj”, shkruan Fero, i cili ka hequr dorë nga muzika dhe i është përkushtuar fesë.