LifeStyle

Shkencëtari australian zbërthen mistrin e “Trekëndëshit të Bermudës”: Kjo është arsyeja pse zhduken avionët dhe anijet

Një shkencëtar australian pretendon se ka arritur të zbulojë enigmën që fshihet pas vendit të quajtur “Trekëndëshi i Bermudës. Karl Kruszelnicki së bashku me Shoqatën Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) në SHBA nuk pajtohen me reputacionin e mbinatyrshëm të Trekëndëshit të Bermudës. Ata thonë se nuk kemi të bëjmë me ndonjë mister në lidhje me atë vend.

Për ta zhdukja e anijeve dhe avionëve në atë zonë është thjesht një çështje probabiliteti.

“Numri i avionëve dhe anijeve që humbasin në atë zonë të Trekëndëshit të Bermudës është i njëjti me çdo vend tjetër të botës me bazë përqindjeje”, thotë Kruszelnicki.

Gjithashtu shkencëtari prej vitesh ka ndërmarrë një studim për rastet e zhdukjeve të anijeve dhe avionëve në Trekëndëshin e Bermudës. Sipas studimit të tij, në çdo rast, humbja ka ndodhur ose për shkaqe të motit të keq, ose për shkak të gabimit njerëzor të drejtuesve të këtyre mjeteve.

Megjithatë, atë zonë gjithmonë e ka mbërthyer një “vello” misterioze dhe për opinionin publik pas saj fshihet një teori konspirative. Sigurisht këto teori duken më interesante se sa moti i keq apo probabiliteti matematikor.