ShowBizzz

FOTO/ 4 vjetori i martesës! Urimi epik i Jonida Vokshit për partnerin

Jonida Vokshi dhe bashkëshorti i saj, regjisori nga Kosova Besnik Krapi festojnë sot 4 vjetorin e martesës. E me këtë rast nuk kanë munguar as dedikimet.

Ai i Jonidës ishte epik!

Në një foto në Instagram, ku shfaqen pranë njëri-tjetrit duke u puthur, aktorja bëhet nostalgjike dhe i kujton me humor partnerit se ka kërcyer nga fillimi deri në fund të ceremonisë së dasmës.

“Si sot 4 vjet me pare nje nuse vetem ka kercyer qe nga fillimi, deri ne fund te dasmes. Gezuar super rrubi& babi @besnikkrapi””, shkruan ajo.

View this post on Instagram

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

Jonida dhe Besniku janë prindër të një vazje të quajtur Emi. Ata janë tepër aktiv në rrjete sociale, ku ndajnë me ndjekësit momente nga gëzimet familjare apo aktivitete të përditshme.