LifeStyle

Teknikat për menaxhimin e stresit

Nëse jetoni me nivele të larta të stresit, ju jeni duke e vënë gjithë mirëqenien tuaj në rrezik. Stresi bën kërdi në ekuilibrin tuaj emocional, si dhe shëndetin tuaj fizik. Ngushton aftësinë për të menduar qartë, për të funksionuar në mënyrë efektive dhe për të shijuar jetën.

Menaxhimi efektiv i stresit, në anën tjetër, ju ndihmon të minimizoni stresin që keni në jetën tuaj, kështu që mund të jeni më të lumtur, më të shëndetshëm dhe më produktiv.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të eksperimentosh dhe të zbulosh se çfarë funksionon më mirë për ju. Këshillat e mëposhtme të menaxhimit të stresit mund t’ju ndihmojnë ta bëni këtë.

Manaxho kohën: Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t’ju bëjë më shumë produktiv.

Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes të ndikuara nga stresi dhe gjej mënyrat për t’i reduktuar.

Krijo një stil jete: dhuroji vetes kohën e mjaftueshme për t’u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.

Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet janë shumë më të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.

Ndrysho mënyrën e të menduarit: Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.