Blogerja e njohur është shumë e ndjekur në Instagram aty ku ajo është aktive me postime të shumta dhe këshilla kryesisht për veshje.
Por kur ndodh që ajo nuk poston, kjo nuk kalon pa u vënë re nga fansat e saj, siç ndodhi kësaj radhe.
Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Sarah ka treguar arsyen se pse nuk ka qenë aktive kohët e fundit.
“E vërtetë që këto ditë nuk kam qënë aktive për shkak të një fatkeqësie që më ka ndodhur por sigurisht që do jem shumë shpejtë. Ju dua”, shkruan në postimin e saj Sarah.
Blogerja nuk ka preferuar të japë më shumë detaje lidhur me fatkeqësinë e ndodhur por siç edhe e përmendi në postimin e saj, ajo do të kthehet shumë pranë fansave të saj.