Lajme

Pendohet Luiz Ejlli, i kërkon falje pubike murgeshës që i mësoi muzikën

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP, Luiz Ejlli ka postuar në instagram dy foto me murgeshën që i mësoi dashurinë për muzikën.

Edhe pse nuk e bën të ditur identitetin e saj, Luizi duket shumë mirënjohës për kontributin e saj dhe i kërkon falje për sjelljen e keqe që ai ka bërë kur ishte i vogël.

Luiz Ejlli është martuar me Kiara Titon, teksa në media shpesh është përfolur për një shtatzani të mundshme të prezantueses.

Pak ditë më parë këngëtari ka publikuar një foto në Instastory, ku shfaqej pranë një gruaje shtatzënë e ndërsa shkruante: “Rrahjet më të bukura në botë”.

Kjo ka bërë që të shtohen edhe më shumë dyshimet për shtatzaninë e Kiarës. Burime për Kryefjala.com thonë se Kiara Tito ndodhet në javën e pestë të shtatzanisë. Gjithsesi e gjitha kjo mbetet për t’u parë deri në momentin e konfirmimit nga vetë çifti.