ShowBizzz

Vanessa Williams, misi i parë me ngjyrë i Amerikës që nuk e shijoi kurorën

Më 17 shtator të vitit 1983, Vanessa Williams u zgjodh Miss America ’84. Ajo u bë misi i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara.

Vanessa Williams ka lindur në mars të vitit 1963. Ajo është një aktore, këngëtare dhe stiliste amerikane.

Williams u kritikua disa javë para se të merr kurorën e miss-it, kur revista “Penthouse” bleu dhe botoi pa autorizimin e saj disa fotografi nudo.

Asaj iu bë presion për të hequr dorë nga titulli i saj dhe u pasua nga garuesja e parë, Miss New Jersey 1983, Suzette Charles. Ajo ishte Miss Amerika e parë që hoqi dorë nga kurora e saj.

Tridhjetë e dy vjet më vonë, në shtator të vitit 2015, kur Williams shërbeu si gjyqtare kryesor për konkursin e Miss America 2016, ish-drejtuesi i Miss America, Sam Haskell i bëri një falje publike asaj për ngjarjet e vitit 1984.