ShowBizzz

Aktori i njohur, Russell Brand akuzohet për përdhunim dhe sulm seksual

Komediani dhe aktori Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional gjatë një periudhe shtatëvjeçare, që përkon me kulmin e famës së tij. Katër gra po pretendojnë për sulme seksuale të ndodhura midis viteve 2006 dhe 2013. Hetimi është publikuar në faqen e internetit të Sunday Times.

Një grua pretendon se Brand e përdhunoi pas një muri në shtëpinë e tij në Los Anxhelos. Ajo u trajtua në një qendër të krizës së përdhunimeve teksa The Times thotë se ka parë të dhëna mjekësore që konfirmojnë denoncimin.

Një grua e dytë pretendon se Brand e sulmoi kur ishte në fillim të të 30-ave dhe ajo ishte 16 vjeçe, ende në shkollë.

Gruaja e tretë pretendon se Brand e ka sulmuar seksualisht ndërsa ajo punonte me të në Los Anxhelos dhe se ai kërcënoi se do të merrte masa ligjore nëse ajo i tregonte dikujt tjetër.

Gruaja e katërt pretendoi se ishte sulmuar seksualisht nga Brand dhe ai abuzoi fizikisht dhe emocionalisht me të.

Shumica e grave, për të cilat Times tha se nuk e njohin njëra-tjetrën, kanë zgjedhur të mbeten anonime, por pranojnë të tregojnë historinë e tyre. Brand i ka mohuar akuzat dhe tha se marrëdhëniet e tij kanë qenë “gjithmonë konsensuale”.

“Janë bërë disa akuza shumë serioze ndaj meje që unë absolutisht i hedh poshtë. Këto akuza kanë të bëjnë me kohën kur unë punoja në mediat kryesore, kur isha në gazeta gjatë gjithë kohës, kur isha në kinema, dhe siç kam shkruar gjerësisht në librat e mi kam qenë shumë i shthurur. Por marrëdhëniet që kisha ishin absolutisht, gjithmonë konsensuale,” tha ai në platformën X.