LifeStyle

Gjuha e trupit tregon si është ai në krevat

Marrëdhënia seksuale është segment shumë i rëndësishëm në lidhje, i cili mund të ndikojë në jetën e partnerëve. Edhe pse të gjithë ëndërrojnë për një partner që do të plotësojë të gjitha nevojat, realitetit është pakëz më ndryshe. Nëse dëshironi ta dini se si është në krevat para se të hyni në dhomën e tij të gjumit, mundohuni të lexoni shenjat të cilat tregojnë se për çfarë dashnori bëhet fjalë.

Të folurit

Zëri dhe mënyra e të folurit mund të zbulojë se për çfarë mashkulli është fjala. Duke qenë se femrat janë ato të cilat në të shumtën e rasteve kanë dhuntinë e të folurit, mashkulli i cili flet shumë mund të lë përshtypje jo të mirë.

Bisedat të cilat zgjasin shumë tepër simbolizojnë pasiguri. Kur nuk di se si t’ju afrohet dhe si t’ju bëjë për vete, kjo mund të tregojë se as në krevat nuk do të dijë të bëjë punën si duhet.

Ndërkaq, mashkulli i cili paraqitet i matur dhe zgjedh fjalët për t’ju bërë të interesuar, jep shenja për partner të sigurt dhe të vendosur, i cili e di saktë se çfarë dëshiron në jetë, po ashtu edhe në krevat.

Puthja

Puthja është një formë paraloje, prandaj ai që di se çfarë bën me puthje, zakonisht di ta bartë këtë veçori edhe në krevat. Puthja e famshme franceze është tregues i duhur i dominimit. Mashkulli i cili merr iniciativë dhe me lëvizjet e veta të buzëve dhe gjuhës udhëheq lojën, do të thotë se ai e di mirë si ta kënaqë një femër.

Nga ana tjetër, ai që pret nga ju që të bëni lëvizjen e parë dhe pastaj vetëm përcjell dëshirat tuaja, simbolizon një person akoma të papjekur për të realizuar kërkesat tuaja, ku përfshihet edhe paraloja, si një nga segmentet më të rëndësishme të seksit të mirë dhe pasionant.

Lëvizjet

Gjuha trupore gjithmonë ka qenë tregues i mirë i qëllimeve, por edhe karakterit të partnerit. Dalja nëpër klube të natës, mund të jetë vendi i duhur për të zbuluar se si është në krevat.

Nuk bëhet fjalë vetëm për lëvizjet në vallëzim, por edhe për mënyrën se si ju prek me ritmin e muzikës. Prekjet e buta, siç është përshkimi i lëkurës suaj ose flokëve me gishta, mund të nxisin po ashtu pasionin dhe të zbulojnë mashkullin i cili di si të eksitojë një femër.

Njëkohësisht, reagimet e pakëndshme dhe vallëzimi me lëvizje të pakontrolluara që jep pamjen sikur po shoqëroheni me vëllanë e vogël, e karakterizojnë mashkullin i cili ka mendim shumë të lartë për vetveten, ndërsa dikush që është i dashuruar në vete dhe në trupin e tij, padyshim se në momentet pasionante do të mundohet të kënaqë vetëm veten e tij.