Kuriozitete

Përse ai ndonjëherë nuk e dëshiron seksin?

Do t’ju bindim, që madje edhe meshkujt më së shumti e duan seksin, ndonjëherë thjesht nuk janë të gatshëm për të.

Tani do t’jua sqarojmë përse kjo gjë është normale dhe çka duhet të bëni në mënyrë që ai sërish të fillojë të mendojë për intimitetin.

Një prej revistave më të njohura të kësaj kategorie, “Esquire”, ka publikuar këtë sondazh, i cili zbulon arsyet që e bëjnë atë “të s’qullët” në shtrat, , transmeton Telegrafi.

Gati kur do ti!

Edhe pse pretendohet se meshkujt kanë dëshirë më të lartë seksuale se sa femrat, kjo nuk do të thotë që ata mendojnë për seksin gjatë gjithë kohës. Ndaj, nëse ai të refuzon, mos u ndje e ofenduar. Thjesht nuk është në gjendje! Në vend që të dëshpërohesh, përdor aftësitë e tua joshëse për ta bërë atë të interesuar.

Pozicione të reja? mbase!

Për meshkujt, risitë janë erëzat e jetës. Vlerësoje faktin nëse ai të propozon të provoni diçka të re. Nuk është e thënë që pozicioni i misionarit të jetë i vetmi, apo jo?!

Ankesa mbi seksin oral

OK, mbase edhe thjesht mund ta kërkojë, por kur ai dërgon sinjale se dëshiron seks oral, thjesht mos bëj indiferenten. Meshkujve iu pëlqen seksi oral dhe dëshirojnë gjithashtu edhe të anasjellën.

Qëndrimi si “hu”

Të rrish shtrirë pa lëvizur as majën e gishtit teksa ai bën të gjithë “punën”, nuk është aspak e këndshme. Bashkoni energjitë, edhe nëse ai është mbi ty. Jep diçka nga fantazia jote seksuale, pasi në këtë mënyrë do të ndiheni mirë që të dy.

Embargo ndaj depilimit

Ai mund të jetë nga ata që filmi iu ka mbetur në vitet ’70, por ja që në pjesën më të madhe meshkujt e vlerësojnë estetikën tek një femër. Këmbët dhe organi gjenital janë mjaft të rëndësishëm për të.