Ajo që dimë për meshkujt është se gjithmonë ata do të ndihmojnë një vajzë në vështirësi, e duan futbollin dhe shumica prej tyre janë të pashëm nëse lënë mjekër.
Por Bright Side ka ndarë disa sekrete të cilat janë treguar nga vetë meshkujt
Ata kanë nevojë për momente që të mos bëjnë asnjë gjë.
Mund të tingëllojë e papritur, por ata nuk duan gjithmonë të jenë në krye të gjërave, të marrin vendime serioze dhe të jenë përgjegjës për pasojat. Herë pas here, burrat thjesht duan të kenë pak kohë për veten e tyre, për të shijuar momente paqeje dhe qetësie.
Burrat nuk i vënë re vogëlsitë.
Burrat mendojnë globalisht. Thjesht pranojeni atë dhe mos u përpiqni t’i bëni ata t’i kushtojnë vëmendje detajeve të vogla. Ndoshta ju duhet të ndiqni shembullin e tyre, sepse gratë shpesh përqendrohen shumë në vogëlsira, gjë që i heq të gjithë gëzimin e një situate në tërësi.
Mendimet e pakuptimta janë një pushim i mrekullueshëm për mendjen.
A mund ta imagjinoni se burrat në fakt nuk e kalojnë çdo minutë të jetës së tyre duke menduar se si të paguajnë hipotekën, të sigurojnë familjen e tyre ose të shpëtojnë botën? Rezulton se ata shpesh mendojnë për disa marrëzi.
Ata gjithashtu kanë frikë.
Burrat janë viktima të pavullnetshme të imazhit të heroit, të krijuar nga shoqëria moderne. Ajo i detyron ata të mbajnë një qëndrim të fortë në çdo rrethanë, gjë që është e vështirë sepse ata i frikësohen të panjohurës, dyshojnë në vendimet e tyre dhe ndihen shpesh herë të shqetësuar.
Ata vlerësojnë çdo grua që kalon.
Një burrë do të shikojë dhe do vlerësojë gjithmonë një zonjë të bukur që kalon. Njerëzimi ekziston, në fakt, falë aftësisë së burrit për të vlerësuar gratë nga pamja e tyre, duke zgjedhur më të mirën për t’u bërë nëna e fëmijëve të tij. Është në natyrën e tyre dhe nuk mund të shmanget.
Ata e vlerësojnë mbështetjen.
Burrat kanë nevojë për mbështetje emocionale po aq sa gratë, është e rëndësishme për këdo dhe kudo. Ritmi i jetës së sotme dhe stresi emocional nuk bëjnë asnjë ndryshim midis gjinive.