ShowBizzz

Angelina Jolie shkruan shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën

Angelina Jolie ka shkruar shqip në postimin e saj të fundit në Instagram. Aktorja me famë botërore ka njoftuar se libri “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren është publikuar edhe në Shqipëri dhe Kosovë.

Jolie në postimin e saj u është drejtuar ndjekësve edhe në gjuhën shqipe.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm”, ka shkruar aktorja.

Angelina Jolie shkruan shqip, përmend Shqipërinë dhe Kosovën