Lajme

Barbara Dini bëhet nënë për herë të parë, vajzës i vendos emrin e vëllait të ndjerë

Këngëtarja e njohur Barbara Dini është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë artistja, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Ashtu siç pritej, Barbara ka zgjedhur të kujtojë çdo moment vëllanë e saj të ndjerë duke i vendosur të bijës, emrin e Ergi Dinit.

“Më 15 shtator mes emocioneve të papërshkrueshme, erdhi në jetë mrekullia jonë Ergola Ergi Parubi! Erdhe si bekim për t’i dhënë jetës tonë motiv, ngjyra, jetë e dashuri të pakufi!

Bija ime, je kryevepra ime! Jam e bindur që këtë emër që babi yt zgjodhi për ty do ta mbash me shumë dashuri e krenari! Faleminderit Zot”, shkruan këngëtarja.

Në vitin 2016, Ergi Dini humbi jetën në një aksident të rëndë me motor, duke lënë pas prindërit dhe motrën. Artisja nga ana tjetër gjithnjë pavarësisht dhimbjes për humbjen e vëllasë zgjodhi të ecë përpara, për të nderuar kujtimin e tij.

Ajo prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me njeriun që i ka rrëmbyer zemrën, një biznesmen shqiptar me origjinë nga Shkodra, qyteti ku ka lindur dhe Barbana.