“Dy gisht mjaltë 2” prej disa ditësh ka nisur xhirimet dhe Ermal Mamaqi dita ditës na zbulon pamje nga ajo çfarë na pret së shpejti. Por sot vendin e xhirimit e ka vizituar një person i veçantë për Ermalin, Ami.
Ajo e ka surprizuar Ermalin së bashku me disa miq duke mbajtur pankarta në duar.
“Film i ri ,model i ri flokesh per burrin tim. Sot me disa miq i beme nje surprize te vogel ne set xhirimi stafit te filmit “Dy gisht mjaltë 2″. Super produksion qe do shpertheje kinemate ! Behuni gati me muskujt e barkut nga te qeshurat…”, shkruan Ami krah videos.