
Fero ka njoftuar largimin nga muzika, por pesë këngë të vjetra të tij janë publikuar në Youtube. Në një reagim në InstaStory, Fero ka reaguar ashpër pasi tashmë ai ka deklaruar përkushtimin në fe dhe kërkon që të gjithë të respektojnë bindjen e tij.
“Miq të dashur e pashë se disa persona kanë postuar disa këngë të cilat unë i kam kënduar në të kaluarën. Unë vetëm një gjë po dua t’ju them se ai i cili poston këngë të së kaluarës time nuk ia bëj hallall dhe do t’i kërkoj llogari te Allahu sepse unë jam larguar prej muzikës për hir të Allahut dhe më hyni në hak. Ju lutem që ta respektoni bindjen time. Me respekt Khatabi (Fero)”, ka shkruar ish-reperi.