LifeStyle

Pse hapja e gojës është ngjitëse?

A keni menduar ndonjëherë pse hapja e gojës është ngjitëse? Pse ndonjëherë mjafton të shohësh dikë duke e bërë në transport publik apo edhe në televizor për të na bërë ta hapim edhe ne gojën?

Dr. Reyan Saghir nga Kolegji i Londrës thotë se shkencëtarët e përkufizojnë hapjen e gojës si një aktivitet që konsiston në një hapje të gjerë të pavullnetshme të gojës dhe zgjerim maksimal të nofullës, e ndjekur nga një frymëmarrje e thellë dhe një frymënxjerrje e ngadaltë.

Megjithatë, ende nuk është plotësisht e qartë pse ne në të vërtetë na hapet goja… Disa mendojnë se kjo ndodh kur trurit i mbaron oksigjeni, por kjo teori u hodh poshtë rreth tri dekada më parë kur u botuan eksperimente që nuk treguan një lidhje midis mungesës së oksigjenit dhe vullnetit për hapje të gojës.

“Sot, teoria më e pranuar është se na hapet goja për ta nxitur zgjimin”, thotë doktor Saghir.

Kur lodhemi, veçanërisht kur shikojmë apo dëgjojmë ndonjë përmbajtje jo interesante, si një ligjëratë e mërzitshme, trupi zgjohet përmes hapjes së gojës.

Ai shton se studimet kanë vërtetuar se rrahjet e zemrës rriten pas hapjes së gojës dhe arrijnë kulmin 10 deri në 15 sekonda pasi ne është hapur goja dhe zgjohemi menjëherë.Sipas studiuesve, empatia është arsyeja më e mundshme që na hapet goja kur i shohim të tjerët duke e bërë këtë. “Ndërsa njerëzit rriten, ne përmirësojmë zhvillimin tonë psikosocial dhe neurologjik, duke i marrë individët e tjerë që u hapet goja si një sinjal se edhe ne duhet ta hapim gojën”, pohon Dr. Saghir.

Hapja e gojës nuk është veprimi i vetëm, ku vërehet kjo sjellje kopjuese. Për shembull, në baza ditore, ne vazhdimisht dhe automatikisht imitojmë fjalë të tjera (ekolalia) ose veprime (ekopraksia) për t’u përshtatur.

Rezulton se është e natyrshme se truri ynë ka një automatizëm për t’i kopjuar njerëzit përreth nesh.

Për më shumë, hapja e gojës është edhe një dëshmi se jeni person empatik dhe mund të paraqesë një dëshirë të thellë njerëzore për të forcuar lidhjet me njerëzit afër jush.