Lajme

Përpjekja e fundit e Gaz Bardhit për të trafikuar PD tek Sali Berisha

efundit

Gazment Bardhi është bërë instrumenti kryesor i Sali Berishës për të çorientuar demokratët dhe qytetarët prej disa muaj. Përpjekja e parë ishte për zgjedhjet e 15 majit ku këmbënguli si Sekretar i Përgjithshëm bashkë me Nënkryetaren e PD Jorida Tabaku të mos nxirrnin kandidatë për 61 bashkitë e vendit.

Përpjekja e dytë ishte mbledhja e Çetës për të sabotuar zgjedhjet për kryetarin e PD, Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin e ri Kombëtar.

Përpjekja e tretë dhe përfundimtare marrja e deputetëve të PD për ti trafikuar tek Sali Berisha. Ditën e sotme u shfaq e plotë skema.

Asllan Dogjani, Bujar Leskaj, Edi Paloka, Greta Bardeli, Ina Zhupa, Isuf Celaj, Kastriot Piroli,, Lindita Metaliaj, Ludovik Hasanaj, Sorina Koti, Tomor Alizoti që njohin Sali Berishën kryetar te PD, firmosën për Gaz Bardhin kryetar grupi.

Ata kërkojnë të imponohen në Kuvendin e Republikës për të krijuar strukturat paralele parlamentare. Kushtetuta dhe ligji janë të qartë se cili subjekt përcakton me shkresa zyrtare kryetarin e grupit parlamentar të një Partie politike.

Kryetari i PS Edi Rama përcaktoi se cili do të ishte kryetari i grupit parlamentar të PS pas dorëheqjes së Ballës dhe jo deputetë e PS.

Kësisoj kryetari I PD Lulzim Basha ka tagrit të përcaktojë se cili do të jetë kryetari i grupit parlamentar të PD.