ShowBizzz

Sapo gjetëm sozinë e Jori Dellit dhe duken kaq njësoj!

Pas një karriere të suksesshme si modele në Itali, Jori u komentua pafund për pamjen e saj të jashtme në momentin që u bë e njohur edhe për publikun shqiptar.

Me hyrjen e saj në “Big Brother VIP”, Jori u cilësua si një nga vajzat më të bukura jo vetëm të shtëpisë, por në Shqipëri.

Ditën e sotme është komentuar se pamja e saj është shumë e ngjashme me pamjen e një këngëtareje kolumbiane, aq sa u cilësua si sozia e saj.

Vajza në fjalë quhet Juanita Molina, aktore dhe këngëtare kolumbiane 26 vjeçare, që ngjan kaq shumë me Jorin.