Luiz Ejlli po shijon disa ditë pushimi për të ndjekur ‘Javën e Modës’ në Milano, ku ndodhet së bashku me partneren e tij, Kiara Tito. Në një nga rrugët dhe baret e qytetit fituesi i Big Brother VIP Albania 2 rastisi me një ikonë futbolli si Adriano Galliani, ish-administratori legjendar i klubit të Milanit.
Luizi nuk ka humbur mundësinë për të shkrepur një foto me Gallianin, i cili tashmë bën të njëjtin rol te Monza, ndërsa në diçiturën e fotos që e postoi në Instagram shkruan, “I thashë jo”, duke refuzuar një ‘transferim’ të mundshëm.
Tashmë është e ditur që Luizi është një tifoz i thekur i Interit dhe i Kombëtares së Brazilit, siç një prej shokëve të tij e ka zbuluar në emisionin ‘Wake Up’ në Top Channel. Ashtu siç i qëndroj besnik lojës deri në fund, ashtu Luizi i qëndron ‘besnik’ edhe Interit duke ‘refuzuar’ ish-drejtorin e kuqezinjve, gjithmonë në kuadër të batutës.