Lajme

Emrat e 3 shqiptarëve që vodhën shtëpinë e futbollistit të njohur, Sterling

efundit

Policia britanike është vënë në kërkim të shqiptarëve që dyshohet se janë të lidhur me një vjedhje prej 300 mijë paund në shtëpinë e futbollistit të njohur Raheem Sterling.

3 shqiptarët e shpallur në kërkim janë: Alfred Isufi, 48 vjeç, Gerard Kalaja, 22 vjeç dhe Henri Osmani, 44 vjeç, të gjithë shtetas shqiptarë. Këta të fundit po kërkohen për t’u marrë në pyetje për mbi 33 vjedhje të total, raporton “The Sun”.

Media britanike shkruan se të tre personat e kërkuar kanë të gjithë lidhje me Harlow, Essex dhe Londrën veriore dhe nuk besohet se janë larguar nga Mbretëria e Bashkuar.

Shtëpia 7 milionë paundëshe e yllit të Premier Ligës në Oxshott, Surrey, dyshohet se u grabit ndërsa Sterling luante për kombëtaren angleze në Katar. Grabitësit morën ora të shtrenjta dhe bizhuteri