ShowBizzz

Dafina Zeqiri dhe ‘grimcat’ e lidhjes së saj të re

Pas ndarjes së bujshme nga Dj.Geek, Dafina Zeqiri nuk humbi kohë dhe gjeti një partner të ri.

Këngëtarja vendosi mos t’a mbante të fshehtë lidhjen e re, por ta zyrtarizonte me anë të postimeve në rrjetet sociale.

U raportua se i dashuri i ri i Dafinës është Kreshnik Gjergji, një figurë jo e njohur në botën e showbiz-it.

Ai është biznesmen, në pronësi të të cilit figurojnë disa biznese në Kosovë. Një prej tyre merret me tregti të frutave dhe perimeve, kurse një tjetër sipërmarrje është e profilizuar në fushën e teknologjisë informative.

Fillimisht dyshja u fotografuan duke ecur të përqafuar, ndërsa më pas vetë Dafina postoi foton e parë në profilin e saj të Instagramit.

Teksa artistja ka zgjedhur mos të flasë mbi lidhjen e saj, në mediat sociale vijon të ndajë hera-herës grimca.

Së fundmi ajo ka postuar një foto të duarve të saj dhe partnerit. Duke mos shkruar asgjë, ajo ka lënë foton të tregojë se sa e dashuruar është momentalisht.