Lajme

Shakira e lënduar: Mendova se me Pique mund të na ndante vetëm vdekja

Këngëtarja me famë botërore, Shakira edhe një herë ka folur për ndajen nga futbollisti, Gerard Piqué.

Ajo për Billboard është shprehur se mendonte dhe besonte se gjithë jetën e saj do ta kalonte me Pique, me të cilin kishin një marrëdhënie 11 vjeçare dhe dy fëmijë.

“Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Besova në ‘derisa vdekja të na ndajë’. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi.

Prindërit e mi janë bashkë, nuk e di, 50 vjet dhe e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme. Pra, e di që është e mundur”, tha ajo.

Shakira dhe Pique  u takuan në mars 2011  gjatë xhirimit të videoklipit për “Waka Waka (This Time for Africa), kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2010. Lidhja e tyre zgjati për 11 vite, ndërsa çifti tashmë është ndarë pasi futbollisti e tradhtoi këngëtaren me një modele.