ShowBizzz

Sergei i “Love Island Albania” në një lidhje me ish-banoren e “Big Brother”?

Sergei ishte i eleminuari i parë nga “Love Island Albania”, megjithatë prania e tij në program dhe intervistat dhe deklaratat që ka dhënë ditët e fundit, kanë tërhequr jo pak vëmendje.

Ai ja ka dalë prej pak kohësh të jetë një ndër personazhet më të komentuar në rrjet.

Sergei e ka lënë pas zhgënjimin e mos gjetjes së dashurisë në “Love Island” e mesa duket ka nisur një romancë me një ish-banore të “Big Brother”.

Po flasim për Fiorentina Halilin, ish-konkurrente e reality show-t, që nga më të komentuarat ndër vite dhe që shpesh e shohim të ftuar në studiot televizive.

Dyshja është “kapur mat” nga ndjekësit e tyre shumë të vëmendshëm.

Kështu, në postimet e fundit në Instagram, Sergei dhe Fiorentina shfaqen nga i njejti vend, jo bashkë, por duke parë fotot që kanë publikuar, mund të dallohet mjaft qartë që ndodhen së bashku, cka sjell dyshimet për një lidhje të mundshme mes tyre.

Po ashtu, ata janë shtuar edhe në Instagram së fundmi, tregues ky që nuk ka kaluar pa u vënë re.