Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas lajmit që ish zyrtari FBI Charles McGonigal ka pranuar fajësinë në dosjen shqiptare, ku merrte para dhe informacion nga zyra e kryeministrit Edi Rama për ti hapur çështje lobistit të PD dhe Lulzim Bashës në SHBA.
Basha thotë se, “
Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.
Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha”