Lajme

Ishte në kërkim për 522 mijë euro të fshehura, polici e futi tragetin për Itali

efundit

Është zbuluar identiteti i personit të shpallur në kërkim, i cili kaloi në portin e Durrësit në mëmyrë të jashtëligjshme, jashtë shtetit, pasi e lejoi një oficer polcie, tashmë i arrestuar.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetas Elidon Çela, pronari i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.

Çela rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga oficeri i policisë me detyrë Nd.kontrollor në Stacionin e Policisë në Portin e Durrësit, Gledis Lushi, të kaloj në mënyrë të kundraligjshme. Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.

Ndalimi i ificerit të policisë, Gledis Lushi, 23 vjeç, është bërë ditën e djeshme më 22 shtator 2023 nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Elidon Çela është arrestuar fillimisht më 21 tetor 2022, pasi në furgonin e kompanisë së tij, i linjës Padova – Lushnjë me targa AA 633 FZ, që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit