ShowBizzz

Muharrem Ahmeti flet pas situatës së bujshme të Encës: “I pëlqen gangsterllëku”

Muharrem Ahmeti është një nga këngëtarët i cili mban relata të mira me Enca Haxhiajn, për shkak të bashkëpunimeve muzikore që ata kanë realizuar.

Së fundmi këngëtari ishte i ftuar në një intervistë për “D-Night”, ku u pyet edhe për situatën e bujshme të Encës, në lidhje me kultivimin e kanabis në ballkonin e saj të shtëpisë.

Muharremi u shpreh se Enca ka pak qef gangsterllëkun, ama shpirti e ka të mirë, tek shtoi se këtë ngjarje e kanë egzagjeruar dhe e kanë zmadhuar më shumë seç duhet.

Kujtojmë se policia e Tiranës e arrestoi Encën në kuadër të operacionit “Balcony”, pasi i gjeti gjetur 5 vazo me kanabis në vilën e saj në Lundër.

Trupi gjykues i Tiranës vendosi ta nxjerrë nga qelia, ku këngëtarja qëndroi për 2 netë prej arrestimit mbrëmjen e 12 shtatorit, duke i caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.